Kryefaqja Mjedisi Këshilla për një shtëpi pa mushkonja

Këshilla për një shtëpi pa mushkonja

0
Shpërndaje

Mushkonjat  kalojnë një pjesë të ciklit të zhvillimit të tyre në ujë përpara se të dalin në fluturim. Në kushtet dhe stinën aktuale, me një verë të nxehtë dhe të lagësht, e cila është mjaft e përshtatshme për zhvillimin e mushkonjave, po japim disa rekomandime për të kontrolluar zhvillimin e larvave të tyre:

Shtepia imeEliminimi i ujërave të ndenjura në banesa, bodrume dhe përreth tyre, dhe ndërhyrja e pushtetit lokal në lidhje me to.

Eliminimi i pjatave e vazove të luleve dhe, nëse nuk është e mundur heqja e tyre nga përdorimi; duhet të evitohet lënia e ujit për një kohë të gjatë në to.

Derdhja e vazove, kanaçeve apo kontenierëve të tjerë që mund të mbajnë ujë të ndenjur.

Pastrimi i shpeshtë i pusetave dhe i zonave të shkarkimit të ujërave të tyre.

Mbyllja e depozitave të ujërave me kapak.

Shatërvanet dhe akuariumet dekorative, në mjediset publike dhe shtëpiake, duhet të mbahen të pastra duke futur në to peshq të kuq (të cilët hanë larvat e mushkonjave).

Zbrazja dhe pastrimi i shpeshtë i enëve ku hanë ushqim dhe pinë ujë kafshët shtëpiake.

Eliminimi i gomave të përdorura (duke qenë se përbëjnë vend–depozitim të përshtatshëm për vezët e mushkonjave) dhe evitimi i mbushjes së tyre me ujë.

Eliminimi i vend-depozitimit të vezëve të mushkonjave, pellgjeve dhe gropave me ujë që krijohen gjatë punimeve të ndërtimit të godinave në zonat urbane, ose trajtimi i tyre me larvicid nga ana e subjekteve ndërtues.

Ruajtja e një mjedisi të pastër dhe eliminimi i plehrave.

Vendosja e rrjetave kundër mushkonjave në dritare dhe dyer në banesa, hotele, ambiente publike, shkolla, kopshte, çerdhe, spitale dhe institucione publike, për të evituar infestimin e mjediseve të brendshme.

Reduktimi i aktivitetit në mjediset e jashtme, sidomos për fëmijët, në orët e pikut të aktivitetit të mushkonjave, mëngjes dhe mbrëmje, mund të ndihmojë gjithashtu në shmangien e pickimeve.

Në disa raste mund të përdoren edhe repelentë biologjikë (krem ose sprai kundër mushkonjave) në bazë të rekomandimeve të përshkruara në etiketë. /ISHP

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here