Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Shfaqja e akneve në lëkurë gjatë adoleshencës është një problem me të cilin përballen pothuajse të gjithë njerëzit sidomos femrat, mirëpo, kur aknet janë aq të forta sa që nuk eliminohen edhe pasi kaloni moshën e adoleshencës, atëherë problemi bëhet më serioz. Në fakt, ekspertët e lëkurës, ndër ta edhe Charlie De Haas, tregojnë arsyet kryesore pse shumica e femrave vazhdojnë të përballen me aknet edhe pas kapërcimit të adoleshencës.
Femrat mund të kenë probleme me aknet para ciklit menstrual, rreth nofullës dhe në skaje të gojës. Këto lloje aknesh shfaqen kur niveli i estrogjenit rritet. Gjithsesi, nëse aknet shfaqen vetëm gjatë ditëve të para të ciklit, atëherë problemi është më i zakonshëm, mirëpo nëse aknet janë prezente shumicën e kohës, atëherë eksperti rekomandon trajtim të mëtejshëm hormonal.
Sasi të mëdha të sheqerit ose glukozës janë një tjetër faktor i shfaqjes së akneve tek femrat e rritura. Sheqeri kryesisht ndikon në shfaqjen e akneve në pjesën e mollëzave të faqeve. Z. De Haas shpjegon se mënyra më e përshtatshme për t’u çliruar nga këto lloje aknesh është nëpërmjet rikthimit të nivelit normal të pH-së, gjë që mundësohet nëpërmjet konsumimit të perimeve të gjelbra dhe lëngjeve nga perimet e tilla. Gjithsesi,gjëja më e rëndësishme, është që të eliminohet në masë të madhe konsumi i sheqernave.
Grim i rëndë është një tjetër arsye që ndikon në shfaqjen e akneve në fytyrë. Nëse keni probleme me aknet, veçanërisht në zonat ku aplikoni produktet e grimit, atëherë me shumë gjasë aknet shkaktohen pikërisht nga ky faktor. Përpiquni të evitoni grimin e rëndë, sidomos fondatinën.
Pastrimi i tepërt i fytyrës, si dhe trajtimet agresivë kozmetike ndikojnë si piling, duke e tharë lëkurën, gjë që mmund të shkaktojë shfaqjen e akneve. Nëse përdorni trajtime kundër akneve, këshillohuni me dermatologun se sa herë duhet ta lani fytyrën dhe si duhet ta lani atë.
Burimi: glamur/https://shendeti.com.al


