Këto ushqime nuk duhen futur në mikrovalë

Furra me mikrovalë u shpik për t’u liruar duart të gjithëve. Është komoditeti në jetën tonë të përditshme, për një vakt të ngrohtë në çast.

Sigurisht, edhe furra me mikrovalë kërkon vëmendje të veçantë gjatë përdorimit të saj. Megjithatë, ka disa ushqime që nuk duhen futur në të. Shihni më poshtë se cilat janë ato dhe pse nuk duhet t’i vendosni në mikrovalë:

Vezët

Nxehtësia e gjeneruar në mikrovalë krijon shumë avull dhe meqenëse nuk ka ku të lirohet, ekziston një rrezik serioz për shpërthim.

Rrushi

Rrushi nuk mund ta durojë nxehtësinë dhe do të shpërthejë në furrë. Rrushi i thatë gjithashtu nuk futet në furrë, pasi do të fillojë të “nxjerë tym”. Në përgjithësi, frutat kanë nevojë për vëmendje të veçantë në mikrovalë.

Specat

Kur hapni derën pasi i keni ngrohur në mikrovalë, kimikatet që çlirohen do t’ju djegin sytë, dhe ka mundësi që ato madje të “djegin” edhe fytin.

Postime të ngjashme

VIDEO/ Tri kura natyrale, për tensionin e lartë të gjakut
Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë
Këto janë ndryshimet që gratë mbi 40 vjeç duhet të bëjnë në dietën e tyre
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Cila është lidhja midis karbohidrateve dhe dhjamit të barkut?
Me përmbajtje të lartë pesticidesh, AKU ndalon importin e pjeshkave dhe rrushit
Rregulli i 10,000 hapave në ditë: Sekreti i thjeshtë për të parë ndryshimin vetëm në një muaj!
Tylenol shkaktar i autizmit? Ja qëndrimi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë