Përgjigjja nga mjekja onkologe Nevila Rexhaj:
Kistet janë formim i qeskave të ujit në gji, ende nuk dihet arsyeja e vërtetë nga se formohen. Megjithatë shumë pacientë kanë kiste të tilla. Kistet në vetvete ndahen në dy lloje: në të thjeshta dhe në të përbëra.
Kistet e thjeshta nuk përbëjnë rrezik, ndërsa ato të përbëra i bëhet aspirimi, ekzaminohet lëngu dhe në varësi të tij bëhet trajtimi i mëtejshëm. Ideja se një kist mund të degradojë në kancer, nuk qëndron.
