Klinika holandeze fekondon vezët e 26 grave me spermën e gabuar

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Fize Smailaj

in-vi-yQendra mjekësore universitare në Utrecht pranon “gabimin procedurial”.

Bëhet fjalë për një klinikë ku kryhej fertilizimi in-vitro dhe gabimi është bërë i ditur vetëm pak ditë më parë. Theksohet se pjesa më e madhe e çifteve të cilët i janë nënshtruar kësaj teknikë janë tashmë prindër të fëmijëve të cilët kanë ardhur në jetë pas një “incidenti” të tillë, sepse bëhet me dije se ky gabim ka ndodhur nga muaji prill i vitit 2015 deri në nëntor të 2016.

Në një deklaratë të bërë për BBC zyrtarë të klinikës thanë : “Gjatë procesit të fertilizimit, qelizat e spermës së një çifti që po trajtohej pranë nesh mund të jenë vendosur në qelizat e vezëve të 26 çifteve të tjera”. “Pra ka shumë shanse që qelizat e vezëve të jenë fertilizuar me spermën e një personi tjetër dhe jo me atë të personit që duhet të ishte babai i fëmijës”.

Qendra bën me dije se gjysma e çifteve që janë fertilizuar në këtë qendër ose i kanë lindur fëmijët ose janë ende në pritje të tyre, ndërsa gjysma tjetër i kanë embrionet ende në klinikë, dhe me shume shanse edhe ato embrione janë të fertilizuara me spermëm e gabuar.

Sipas BBC të gjitha çiftet e prekura nga ky gabim janë informuar mbi atë që ka ndodhur dhe zyrtarë të qendrës shprehen se u vjen keq që pacientët e tyre duhet të merrnin këtë lajm jo të mirë.

Gabime të ngjashme kanë ndodhur edhe në të shkuarën, ku veçohet rasti i fertilizimit të një gruaje kineze në Singapor e cila e lindi fëmijën e saj në vitin 2010. Ajo e paditi klinikën për neglizhencë pasi vuri re se disa tipare të djalit të saj si ngjyra e lëkurës dhe e flokëve nuk ishin të ngjashme me ato të bashkëshortit të saj.

Burimi: Time

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar