Konsumimi i këtij produkti rrit rrezikun për kancer

Ngrënia e tepërt e gjalpit mund t’ju bëjë të humbni jetën më herët, ka zbuluar një studim i ri – ndërsa ngrënia e vajrave bimore rrit jetëgjatësinë tuaj.

Studiuesit nga Shkolla Mjekësore e Harvardit zbuluan se njerëzit që hanë më shumë gjalpë kanë 15 për qind më shumë gjasa të humbin jetën- për çdo shkak – sesa ata që hanë më pak.

Por konsumimi i lartë i vajrave me bazë bimore – si misri, ulliri– duket se i bën njerëzit më të shëndetshëm.

Duke ndjekur më shumë se 221,000 amerikanë gjatë një periudhe 50-vjeçare, shkencëtarët analizuan dietat e njerëzve duke përdorur pyetësorët.

Ndërrimi i gjalpit me vajra me bazë bimore – të çdo lloji – i bën njerëzit pothuajse 20 për qind më paktë rrezikuar.  Në fakt, çdo 10 g në ditë rritje e vajrave me bazë bimore ul rrezikun e vdekjes nga kanceri me 11 për qind dhe uli rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me gjashtë për qind.

Ndërkohë, një rritje prej 10 g gjalpë në ditë rriti rrezikun e vdekjes nga kanceri me 12 për qind.

Thjesht duke zëvendësuar një copë gjalpë me sasinë ekuivalente të vajit, pjesëmarrësit ulën rrezikun e vdekjes me 17 për qind.

Në total, 50,932 pjesëmarrës vdiqën gjatë periudhës së studimit – me 12,241 për shkak të kancerit dhe 11,240 për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Tani, ekspertët po bëjnë thirrje që të keni kujdes./Dailymail

 

Postime të ngjashme

Uji i bamjes: 6 arsye për ta përfshirë atë në dietën tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
7 ushqimet më të mira të fermentuara për kolitin ulçeroz
6 ushqime që duhen shmangur kur keni artrit reumatoid
Karotat, burim i vlerave që duhet t'i shtojmë çdo dite në tryezë
Angjinarja: Superushqimi i mëlçisë, zemrës dhe tretjes
Ushqimet më të mira me vitaminë A për shëndetin e syve, lëkurën, zemrën dhe veshkat
Cilat janë vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për organizmin, ushqimet ku gjenden