Ku ndikon mungesa e vitaminës D

Studime të shumta kanë zbuluar dhe mbështesin rëndësinë e vitaminës D në mirëfunksionimin e organizmit. Vitamina D luan rol në zhvillimin dhe funksionimin e trurit. Shumë studime kanë treguar se shoqërimi në terapi i vitaminës D ka përmirësuar klinikën në depresionin e mesëm. Gjithashtu, mjekimet e përdorura për trajtimin e depresionit ulin nivelin e vitaminës D, ndaj duhet vlerësuar tek këta pacientë.

Vitamina D 1Vitamina D, pesha dhe diabeti

Personat obezë (mbi peshë) shpesh kanë nivel të ulët të vitaminës D. Indi dhjamor mban vitaminën duke e bërë më pak të përdorshme për organizmin. Nuk është shumë e qartë nëse obeziteti sjell ulje të nivelit të vitaminës apo anasjelltas, por një studim i dietologëve tregoi se shtimi i vitaminës D në një dietë hipokalorike, çoi në ulje të lehtë të peshës. Kërkimet tregojnë lidhjen e vlerave normale të vitaminës D me sëmundjet kardiovaskulare, kancerin e kolonit (zorrës së trashë), demencën (parandalimin ose ulin ritmin e shfaqjes) dhe sklerozën e shumëfishtë.

Vitamina D në dietën tuaj

Zgjedhjet janë të kufizuara, sepse pak ushqime kanë sasi të konsiderueshme vitaminë D. Zgjidhni me zgjuarsi ushqimet e mëngjesit dhe mund të kini një sasi të konsiderueshme me vitaminën D. Për mëngjes e verdha e vezës, qumështi apo drithërat me vitaminë D shtesë janë një zgjedhje e mirë. Shumica e ushqimeve nuk përmbajnë vitamina D. Përjashtim bëjnë disa lloje peshqish, si: salmon, skumbri ose peshk-shpatë që mund të sigurojnë një sasi të konsiderueshme në një racion.

Postime të ngjashme

Pulsimi i veshëve – Përse ndodh dhe si ta largoni
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Virozat “mbërthejnë” Shkodrën, në një javë mbi 500 pacientë me shenja gripi
Virusi Sinsicial po prek mushkëritë e bebeve! Numër i lartë i shtrimeve në spital, çfarë këshillojnë mjekët