Blerina Bombaj, dietologe
Periudha të gjata stresi intensiv dhe të vazhdueshëm mund të shkaktojnë lodhje të mbiveshkoreve dhe mangësi të prodhimit të brendshëm të hormoneve adrenokortike. Kjo quhet “lodhje adrenale”, e cila mund të përfundojë në sëmundjen Adison ku trupi
nuk prodhon më kortizon. Duke qenë se regjimi dhe dieta kanë rol kyç në ecurinë shkatërruese të lodhjes adrenale, është e rëndësishme që të kapet në kohë. Ja simptomat e lodhjes adrenale:
- Lodhje e vazhdueshme, pa arsye
- Zgjohesh i lodhur
- Dëshirë për ushqime të kripura dhe ëmbëlsira
- Imuniteti i dobët
- Vështirësi për të fjetur
- Përgjumje rreth orës 11
- Ndihesh energjik pasdite vonë
- Mezi çohesh nga krevati në mëngjes
- Marrje mendsh kur ngrihesh nga pozicioni ulur
Nëse keni simptoma të tilla, është mirë të bëni analizat përkatëse të kortizonit.


