Kurat më të mira për diarrenë që mund të përgatiten në shtëpi

Diarreja është një gjendje shumë e pakëndshme, por edhe e zakonshme. Infeksionet bakteriale dhe virale janë ndër shkaqet më të zakonshme të reaksionit në zorrë, i cili çon në daljen jashtë të shpeshtë, ndonjëherë të shpejtë feçesh tepër të lëngshme, si dhe simptoma të ngjashme. Si rregull, diarreja nuk përbën një gjendje veçanërisht të rrezikshme dhe nëse jeni të informuar me kurat e duhura shtëpiake për trajtimin e saj, ajo do të kalojë relativisht shpejt, edhe pse shpeshherë përjetohet si një gjendje e pakëndshme.

Sigurisht, tani ekziston mundësia për të shkuar në farmaci dhe për të përzgjedhur barna të ndryshme lehtësuese. Megjithatë, është shumë më e shëndetshme të shmangni elementët kimikë dhe të përdorni fuqinë e natyrës.

Çfarë e shkakton diarrenë?

Trupi gjithmonë përpiqet të rigjenerojë dhe riparojë veten. Këtu përfshihet edhe një mekanizëm riparimi që na duket jashtëzakonisht i pakëndshëm – diarreja.

Diarreja është një reagim shumë efektiv i zorrëve për të hequr qafe viruset, bakteret, patogjenët ose substanca të tjera që janë të dëmshme për zorrën dhe trupin. E thënë shkurt, ato lokalizohen dhe hollohen në zorrë për t’u nxjerrë më pas nga trupi. Megjithatë, trupi konsumon shumë lëngje. Prandaj është shumë e rëndësishme që në rastin e gjendjes së diarresë të pini më shumë ujë në mënyrë që të kompensoni humbjen e lëngjeve dhe në këtë mënyrë të ruani ekuilibrin e lëngjeve të trupit.

Nëse diarreja zgjat në kohë ose është kronike duhet patjetër të kryhet një kontroll, pasi pas saj mund të fshihen sëmundje më të rënda. Është e këshillueshme që të konsultoheni me një mjek, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit, pasi ekuilibri i lëngjeve dhe mineraleve është veçanërisht i ndjeshëm. Gjithashtu duhet të konsultoheni me një mjek nëse ka anomali të tjera si gjaku në jashtëqitje ose njolla jonormale.

Është gjithashtu e rëndësishme të përmendet se gjatë kësaj gjendjeje duhet të shmangen sa më shumë stimulantët e ndryshëm (duke përfshirë kafen, alkoolin, pijet me gaz, sheqerin dhe nikotinën).

 

Çfarë ndihmon në lehtësimin e diarresë?

1.Lëngu i perimeve

Në mjekësinë popullore gjejmë të ashtuquajturin “ilaç i parë në shtëpi” një lëng perimesh, i cili i siguron trupit minerale dhe lëngje të vlefshme (duke që se trupi gjatë gjendjes së diarresë humbet shumë elektrolite përmes lëngjeve).

2.Çaj i koprës dhe mentes

Çaji i koprës ose mentes janë ilaçe të shkëlqyera dhe të shijshme për t’u përgatitur në shtëpi për lehtësimin e diarresë.

3.Boronica

Për këtë ju nevojitet shumëllojshmëria e egër e boronicave, e cila rritet në pyll dhe është blu (si lëkura, ashtu edhe pjesa e brendshme e saj).

4. Mjalti

Siç është përmendur tashmë, sheqeri duhet të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur gjatë diarresë. Megjithatë, ky nuk është rasti për mjaltin. Ai përbëhet pothuajse tërësisht nga uji dhe fruktoza natyrale dhe ka një efekt pozitiv.

Kjo ndihmon për të përshpejtuar evakuimin e jashtëqitjes dhe rrjedhimisht procesin e shërimit. Në vend të sheqerit, mos ngurroni të shtoni pak mjaltë në çajin tuaj herë pas here.

5.Patatet

Patatet përmbajnë po aq kalium dhe janë gjithashtu shumë lehtësisht të tretshme, veçanërisht në rastin e diarresë. Më së miri mund të konsumohen të zjera ose si pure.

6.Çaji i zi

Çaji i zi qetëson sistemin e tretjes. Gjëja e rëndësishme këtu është që ta lini të ziejë për 15 minuta. Si rezultat, çaji ka shije shumë të hidhur, por vetëm atëherë zhvillohen të gjitha përbërjet siç duhet. Çaji i zi gjithashtu lidh ujin në zorrë.

Funksionon më mirë kur pihet pa sheqer. Nëse është e nevojshme, mund të shtoni një lugë çaji sheqer ose mjaltë.

 

Burimi: https://www.neverest.at/blog/die-12-besten-hausmittel-gegen-durchfall/

Përshtati në Shqip: Marsida Bregasi

Postime të ngjashme

Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Pse shega konsiderohet si "superushqim"
3 pjesët e trupit që duhet t’i lani çdo ditë
5 shenja që tregojnë se po përjetoni depresion sezonal
Kur mund të klasifikohen arrat si të rrezikshme për shëndetin?
Këto shenja tregojnë se keni probleme me veshkat