Mjekja endokrinologe Tea Shehu, në podcastin “Shëndet”, ka folur lidhur me faktorët që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit.
“Shkaktarë të diabetit apo faktorë risku etiologjik që një pacient të ketë diabet në të ardhmen është padyshim stili i jetesës, popullata, grupmosha, prania e diabetit gestacional gjatë shtatzënisë, mungesa e aktivitetit fizik dhe jetesa sedentare dhe ajo që I vë të gjitha këto në një emërues është rritja e incidences së obezitetit”, tha mjekja.
Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin e Youtube: Gazeta Shëndeti