Ky mineral tek dieta mesdhetare parandalon diabetin, sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Dieta mesdhetare është shumë e shëndetshme, duke qenë se është e pasur në fruta dhe perime dhe përmban shumë pak mish të kuq dhe produkte të qumështit.ushqime_diete-mesdhetare

Shkencëtarët kanë gjetur një tjetër arsye përse kjo dietë është e mirë për shëndetin – është e pasur në magnez.

Ky mineral gjendet më shumë tek perimet e jeshilta, frutat e thata, drithërat, mishi dhe peshku dhe ndihmon për parandalimin e disa sëmundjeve të pashërueshme. Erëzat, fasulet dhe kakaoja janë gjithashtu burime të pasura të magnezit.

Sekreti është që të mos konsumohet vetëm një nga ushqimet e mësipërme por një sërë ushqimesh që e përmbajnë këtë mineral, thonë shkencëtarët.

Një dietë e pasur në magnez ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës me 10%, të goditjes në tru me 12% dhe të diabetit të tipit 2 me 26%.

NHS rekomandon 300 mg magnez në ditë për meshkujt dhe 270 mg për femrat.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm