Ky përbërës i kuzhinës ju shpëton nga njollat e fytyrës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

skin njollaNjollat në fytyrë janë shpesh rezultat i ekspozimit ndaj rrezeve të rrezikshme ultravjollcë të diellit që shkaktojnë dëmtimin e melaninës.

Në shumicën e rasteve, ato shfaqen në duar dhe fytyrë, por ato gjithashtu mund të jenë të pranishme në çdo pjesë të trupit të ekspozuar në diell. Njollat e lëkurës mund të shkaktohen edhe nga plagët e vogla të trupit, të cilat mund të lenë shenja përgjatë gjithë jetës.

Këto njolla në lëkurë shfaqen më shumë tek femrat por me raste mund të prekin edhe meshkujt. Megjithatë, në disa raste këto njolla zhduken pas shtatzënisë.

Receta e mëposhtme natyrore do të jetë ndihmë e madhe për të larguar këto njolla nga lëkura:

Metoda e përgatitjes:

Përzieni një lugë çaji lëng limoni me një lugë çaji pluhur Shafran të Indisë dhe aplikojeni masën e krijuar në pjesën e njollave kafe. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të ftohtë.

Rekomandohet ta aplikoni  para se të bëni dush. Përsëriteni këtë trajtim një apo dy herë gjatë ditës dhe së shpejti do të merrni rezultate të dukshme. Mos e ekspozoni lëkurëm në diell menjëherë pas këtij trajtimi. Kjo recetë është pjesë e “Ayurveda”, shkenca e lashtë Indiane e shërimit.

Kujdes! Nëse keni lëkurë të ndjeshme zëvenësoni limonin me qumësht!

Burimi: http://www.healthyfoodhouse.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave