Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se duke filluar nga muaji qershor i këtj vitit, do të rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës.
Ministria bën me dije se “mjekët e urgjencës do të trajtohen njësoj si mjekët specialistë, ndërsa shtesat në paga për shërbimet kritike dhe urgjencat rriten ndjeshëm.
+18,000 lekë/muaj për mjekët dhe +12,000 lekë/muaj për infermierët e teknikët në shërbime kritike
Pagesa më të larta për turnet e urgjencës, deri në 3,200 lekë në ditët e festave
Shtesa progresive për vjetërsi deri në 30 vite pune
Indeksim vjetor +2.5% për të ruajtur fuqinë blerëse.”
Postimi i plotë:
Rritja e pagave në shëndetësi është një hap konkret për vlerësimin e bluzave të bardha 👩⚕️👨⚕️
Nga qershori, mjekët e urgjencës do të trajtohen njësoj si mjekët specialistë, ndërsa shtesat në paga për shërbimet kritike dhe urgjencat rriten ndjeshëm.
✅ +18,000 lekë/muaj për mjekët dhe +12,000 lekë/muaj për infermierët e teknikët në shërbime kritike
✅ Pagesa më të larta për turnet e urgjencës, deri në 3,200 lekë në ditët e festave
✅ Shtesa progresive për vjetërsi deri në 30 vite pune
✅ Indeksim vjetor +2.5% për të ruajtur fuqinë blerëse
Këto masa janë pjesë e paketës së re të pagave për vitin 2026, që synon të përmirësojë kushtet dhe motivimin e personelit shëndetësor
Një investim i drejtpërdrejtë për njerëzit që kujdesen për jetën dhe shëndetin e çdo qytetari 🇦🇱


