Llafet të bëjnë më inteligjent

fol 2

Llafet nuk duket se janë fukarallëk, por ndihmojnë trurin: përmirësojnë memorien dhe të ndihmojnë të japësh maksimumin në testet e inteligjencës. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga studiuesit e universitetit të Miçhiganit (Usa). “Nga studimet tona ka rezultuar se socializimi rezulton  mjaft efikas kur kryhen veprimtari mendore për të përmirësuar memorien dhe rendimentin intelektual”, ka shpjeguar Oscar Ybarra, psikolog i Institutit të kërkimeve sociale. Në studim kanë marrë pjesë 3.610 persona me moshë nga 24 deri 96 vjeç. Pjesëmarrësve në studim u është kërkuar të tregojnë se sa herë në javë u telefononin dhe takonin miq, apo persona të tjerë. Studiuesit kanë zbuluar një lidhje mes frekuencës së kontakteve sociale dhe rezultateve të testit. Sa më të shoqërueshëm që ishin, aq më të aftë intelelektualsiht. Kjo vlente për të gjithë grupmoshat, që nga të rinjtë e deri te të moshuarit.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa