Lodhja kronike, cilat janë simptomat

Shumica e rasteve fillojnë papritmas, si një sëmundje gripale, ndërsa një pjesë e madhe e rasteve fillojnë brenda disa muajve pas kalimit të streseve të forta. Edhe pas sëmundjeve të shumta infektive qofshin këto virale ose bakteriale dihet që kemi një periudhë relativisht të gjatë lodhjeje dhe pamundësie edhe pse sëmundja ka kaluar. Lodhje mund të shkaktojë edhe ndërprerja  apo reduktimi i një jete aktive fizike apo edhe intelektuale.

kryesorPër shembull, njerëzit që janë marrë me aktivitete sportive dhe i ndërpresin ato ose periudha e daljes në pension mund të përjetohet mjaft keq nga shumë persona pasi kemi ndryshim të stereotipisë së përditshme (të rutinës apo zakoneve të përditshme). Në këto raste njerëzit kalojnë më shumë kohë në shtëpi, flenë më gjatë, pakësohen kontaktet me njerëzit dhe ankohen më shumë për dhimbje muskujsh e kockash, dhimbje koke të ashpërsive të ndryshme, dhimbje fyti, marrje fryme, vështirësi në gëlltitje, marrje mendsh, gjendje të fikëti, zhurma apo gurgullima zorrësh, kapsllëk apo diarre, të dridhura dhe djersitje natën, probleme të humorit (ankth, nervozizëm, depresion).

Shumë persona me këtë problem munden të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme edhe pse ndihen të lodhur, por mjaft prej tyre mund të zënë dhe shtratin nga pafuqia dhe paaftësia. Ky sindrom është mjaft i shpeshtë te gratë kur hyjnë në menopauzë si rezultat i ndryshimit të bilancit hormonal. Në asnjë rast nuk duhen lënë pas dore shqetësimet që përjetojnë gratë gjatë periudhës së menopauzës.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa