Loja që do të bëjë të mundur diagnostikimin e dementias (sëmundje e trurit) në faza të hershme

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Shkencëtarët kanë shpikur një lojë (video game) që mund të çojë në zhvillimin e testeve të hershme diagnostike për sëmundjen dementia. Njerëzit do ta luajnë këtë lojë në planin 3D.

dementiaTë kuptuarit se si njerëzit lundrojnë në planin 3D është shumë i rëndësishëm sepse kjo aftësi (për të parë palne 3D) humbet tek njerëzit që vuajnë nga dementia.

Hulumtuesit thonë se loja mund të gjenerojë një sasi të paparë të dhënash.

Dementia është një sëmundje shumë e përhapur në botë. Sipas një raporti të Britanisë së Madhe, rreth 800.000 persona vuajnë nga kjo sëmundje në këtë shtet. Raporti tregon gjithashtu se 1 në 3 persona mbi 65 vjeç janë të prekur nga kjo sëmundje, ku 2/3 e tyre janë femra. Në Shqipëri nuk ka statistika që tregojnë numrin e saktë të pacientëve me këtë sëmundje, por gjithsesi edhe këtu është shumë e përhapur.

Dementia është një sindromë që shoqërohet me dobësim të ecurisë së trurit dhe aftësive të tij. Problemet që shfaq kjo sëmundje janë: humbje memorie, vonesë në të menduar, probleme në gjykim,  në shprehi, në të kuptuar dhe zvogëlim të zhdjërvjelltësisë mendore. Dementia është një sëmundje që nuk mund të kurohet, por nëse kapet në fazat e heshme të saj mund të parandalohet përparimi i sëmundjes dhe mund të përmirësohet funksioni i trurit.

Burimi: BBC & Majo Clinic

 

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa