Maska që shërben si botoks: fshin gjurmët e plakjes në pak javë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Me kalimin e viteve lëkura e humbet elasticitetin dhe fillojnë të shfaqen rrudhat e para. Në këtë postim do t’ju paraqesim një maskë të thjeshtë me 4 përbërës që do t’ju vijë në ndihmë në trajtimin e rrudhave dhe problemeve të tjera të fytyrës.

maskePërbërësit: kakao pluhur, mjaltë, kanellë, avokado.

Kakao është një përbërës shumë i mirë sepse është i pasur me antioksidantë, të cilët përmirësojnë mbrojtjen e kolagjenit. Mjalti i rikthen elasticitetin dhe butësinë lëkurës. Avokado është një nga ushqimet më të mira që luftojnë plakjen dhe ka elementë që stimulojnë prodhimin e kolagjenit. Kanella vepron si një tonik natyral.

Në një tas qelqi hidhni gjysmë kokrre avokado të shtypur, 2 lugë çaji kakao, 2 lugë çaji mjaltë, 1 lugë çaji kanellë. Përziejni të gjithë elementët sëbashku dhe aplikojeni maskën në fytyrë në mënyrë të njëtrajtshme. Mbajeni për 25 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët. Për rezultate të dukshme, aplikojeni maskën 2 herë në javë.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave