Maskat më të mira të fytyrës me bazë mjaltin!

Përgatiti për “ www.shendeti.com.al”: Elena Beta

mjalt 7Mjalti është një nga ushqimet më të vjetra të njohura për njeriun, e përdorur për shekuj me radhë, jo vetëm si një burim ushqimi, por edhe për vetitë e mrekullueshme mjekësore. Një nga shumë përfitime shëndetësore të mjaltit është mënyra se si ajo mund të trajtojë aknet, të zvogëlojë dhe përthajë puçrat, plagët, dhe të eleminojë përfundimisht pikat e zeza. Është shumë e thjeshtë të bëni maska me mjaltë për fytyrën, ja disa receta të mahnitshme!

Maskë për puçrat:

Kjo maskë siguron një përzierje e vajrave të cilat kanë veti anti-inflamator, vajra esenciale dhe mjaltë për të krijuar një maskë të mrekullueshme për puçrrat e fytyrës.

Përbërësit:

  • 1 lugë çajimjaltë organik i papërpunuar
  • 1 lugë çaji vaj kokosi, apo vaj bajame e ëmbël
  • 3 pika vaj esencial livando

Udhezime:

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku, aplikojini në fytyrë dhe lerini për të paktën 20 minuta. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Mjaltë dhe kanellë për shkëlqimin e fytyrës

Kombinimi i mjaltit dhe kanellës ka provuar të jetë një plus i madh për shëndetin tuaj. Kanella ka veti antibakteriale, duke e bërë atë një përbërës të mirë për ta shtuar në maskën për eliminimin e puçrrave të fytyrës.

Ju duhet:

  • 1 lugë çaji mjaltë organik i papërpunuar
  • 1 lugë kanellë

Udhëzime:

Përzieni mirë të gjithë përbërësit së bashku dhe aplikojini në zonat e prekura për të paktën 20 minuta. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Mjaltë dhe kripë deti

Kripa e detit është shumë e mirë për lëkurën tuaj. Kripa madje është e njohur për vetitë e saj për të vrarë bakteret dhe vepron si një eksfoliant për të hequr qelizat e lëkurës vdekur.

Ju duhet:

  • 1 lugë çaji mjaltë organik i papërpunuar
  • 1 lugë çaji kripë deti
  • Disa pika vaj ulliri ose vaj tjetër natyror

Udhëzime:

Përzieni të gjithë përbërësit në një tas. Aplikojini në lëkurë duke përdorur lëvizjet e buta rrethore. Lereni për 15-20 minuta pastaj lani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Burimi: healthyandnaturalëorld

 

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave