Mato: Dhënia e koncensioneve për HEC-et, shkatërrim i ekosistemit

Xhemal MatoRrjeti ECIM i formuar nga një grupim shoqatash të ndryshme, në kuadër të aksionit ndërgjegjësues në mbrojtje të pasurive natyrore, ishte sot në Elbasan përballë Prefektit të qytetit, Arben Kamani, për të diskutuar rreth dhënies së  45 licencave për ndërtimin e hidrocentraleve në 2 parqet kombëtare të Librazhdit përkatësisht në parkun Jabllanicës dhe atë të Shebenikut.

Deri më tani kanë nisur ndërtimin 8 prej tyre. Ekosistemi natyror Jabllanicë-Shebenik është shpallur Park Kombëtar me 21.05.2008 dhe të qenët i tillë ligjërisht, gëzon të drejtën për mbrojtjen e tij nga ndërhyrjet në mjedis.

Sipas kryetarit të rrjetit ECIM, Xhemal Mato, dhënia e 45 koncensioneve për ndërtimin e hidrocentraleve brenda parqeve është bërë në një mënyrë të pakontrolluar dhe të gabuar. Sipas Matos, pasuria më e madhe e Librazhdit janë pikërisht këto dy parqe dhe hidrocentralet brenda tyre nuk do të bënin gjë tjetër veçse do ta dëmtonin edhe më shumë këtë vend.

“Shihet vetëm problemi i energjisë dhe ai i shfrytëzimit të resurseve vetëm në sajë të përfitimit të energjisë, pa menduar për dëmet që mund të sjellë shfrytëzimi pa kriter i këtyre burimeve natyrore. Këto burime përbëjnë pasuri jo vetëm për energjinë, por edhe për buqësinë, turizmin dhe për banorët që jetojnë përreth”.

Prefekti i Elbasanit, Arben Kamani, i gjendur përballë një situate të tillë, u tregua i gatshëm për t’i ardhur në ndihmë dhe për të mbështetur plotësisht  nismën e shoqatave mjedisore.

“Institucioni që unë përfaqësoj, nuk ka fuqi vendimmarrëse,  por unë premtoj që do të bëj maksimumin në mbrojtje të kësaj zone”, tha prefekti.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën