Mbipesha mund të shkaktojë infertilitet (shterpësi)

A e kishit menduar se femrat mbipeshë luftojnë me faktin e mbetjes shtatzënë? Sipas studimeve, një humbje e moderuar peshe prej 5% e peshës së përgjithshme trupore mund të përmirësojë ndjeshëm shanset për të mbetur shtatzënë.

shtatzeneSipas studimeve të kohëve të fundit, të regjistruara nga “Ria Catsicas” thuhet mbipesha po bëhet gjithnjë e më problematike lidhur me shterpësinë.

Studimi ka treguar se rreth 34% e femrave të reja, me moshë mesatare 23 vjeç, luftojnë me infertilitetin sepse janë shumë mbipeshë. Sipas po të njëjtit studim, rreth 45% e femrave mbipeshë kanë parregullsi të theksuara menstruacionesh, madje edhe mungesë të tyre për një kohë të gjatë. Sipas Catsicas (2013) u vu në dukje se përveç fakteve të sipërpërmendura, femrat mbipeshë që i janë nënshtruar fertilizimit in vitro, në shumë pak raste kanë pasur sukses.

Shkaqet: dhjami i depozituar në barkun e një femre prodhon hormone mashkullore të quajtura androgjene, të cilat kontribuojnë në mosovulacion dhe për pasojë në vështirësi për të mbetur shtatzënë.

Për të zgjidhur këtë problem, shkencëtarët sugjerojnë që këto femra të humbin peshë me këshillën e dietologëve dhe mjekëve dhe më pas të mundohen për të ngelur shtatzënë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë