Më shumë vitamina për trupin tuaj

I gjithë ushqimi që konsumojmë, pijet alkolike apo zakone të ndryshme, ndikojnë shumë në organizmin tonë. Prandaj të hani shëndetshëm, të hiqni dorë nga alkooli dhe të ushtroheni fizikisht mund t’ju japin përfitime shumë të mira shëndetësore. Ja disa nga ushqimet e shëndetshme që ju ndihmojnë në këtë proces.

Portokalli- është i pasur me vitaminë C.

selino molle limonMolla- është fruta më e pasur me vitaminë E, acid folik dhe vitaminë C. Është një nga frutat kryesorë që përdoret në shumë dieta.

Kopër- është i pasur me vitaminë C, kalium, magnez, dhe shpesh përdoret si ilacc për problemet e syrit ose ato të frymëmarrjes. Përmban fibra dhe ndihmon për një tretje më të mirë. Ju bën shumë mirë për forcimin dhe rigjenerimin e flokëve.

Uji- i thjeshtë por efektiv- është thelbësore për shëndetin tuaj të pini sa më shumë ujë çdo ditë. Uji përbën 70% të trupit tuaj dhe ndihmon trurin të jetë i hidratuar. Rekomandohet të pihen 8 gota uji në ditë dhe, nëse frekuentoni aktivitetin fizik, edhe më shumë.

Shega- përmban vitamina A, C dhe E. Gjithashtu përmban acid folik dhe hekur, prandaj shëgët konsiderohen shumwefektive për të mbajtur një lëkurë të freskët.

Perimet jeshile-  perimet si brokoli, spinaqi, lakra jeshile përmbajnë sasi të larta të vitaminave A, C, E , hekur, kalcium. Për të ngrënë sa më shumë perime, kujdesuni t’i përdorni ato në sallatë ose t’i kombinoni me ushqimet e tjera.

Limoni- përveç faktit që është i mbushur me vitaminë C, ndihmon organizmin në procesin e tretjes. Provoni të konsumoni në mëngjes një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni.

Boronica-  boronicat ose manaferrat janë oksidantë shumë të mirë dhe mbrojnë trupin nga mbiprodhimi i radikaleve të lira./Glamour Magazine

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe