Mendohuni 2 herë para se të vendosni këtë gjë në vaginë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

vaginePothuajse të gjitha femratkanë dëgjuar për supposta probiotike, të cilët vendosen në vaginë për të ndihmuar mbrojtjen dhe ekuilibrin e saj.

Por a është një ide e mirë kjo?

Ekspertët nuk janë të bindur. “Vagina ka pH delikat dhe punon shumë për të mbajtur ekuilibrin e duhur të pH”, thotë Nancy Herta, ob-Gyn në Michigan State University. “Nëse filloni duke përdorur gjërat që prishin këtë ekujlibër, mund ta ekspozoni vaginën ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve të ndryshme”.

Ndërsa ekspertja e shëndetit të grave Jennifer thotë se këto probiotikë nuk janë të nevojshëm për shumicën prej nesh.  Këto shtojca me probiotikë mund të stimulojnë  gratë që janë të prirura për t’u prekur nga infeksione vaginale thotë dr. Jennifer, një nga llojet më të zakonshme të infeksioneve vaginale në gratë pas menopauzës. Por ajo thekson se tek gratë e shëndetshme, vagina tashmë bën një punë të mirë në mbrojtjen e vetvetes.

Herta është gjithashtu e shqetësuar se një probiotik mund të maskojë problemet që ju keni, si erë e pakëndëshme apo sekrecione, të cilat mund të jenë tregues për diçka më serioze. “Kjo mund të jetë një shenjë e një infeksioni apo një sëmundje ngjitëse seksuale që duhet të trajtohet,” thotë ajo. “Një probiotik mund vetëm ta mbulojë atë duke ju penguar t’i kushtoni vëmendjen e duhur mjekësore.”

Çelësi është gjithmonë të flisni me mjekun tuaj për të siguruar që nuk jeni duke bërë më shumë dëm sesa dobi.

Burimi: http://www.glamour.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet