Blertina Koka
Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm për të gjithë ne. Ai na siguron energjinë që na duhet gjatë ditës. Një mëngjes i shëndetshëm ndihmon gjithashtu në mbajtjen e një peshe ideale të trupit, një nga faktorët kryesorë në menaxhimin e diabetit. Një studim i vitit 2014, i publikuar tek “Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics”, tregon se ngrënia e vaktit të mëngjesit, sidomos nëse përmban drithëra, fruta, qumësht me pak yndyrë etj, mund të ndihmojë në rënien në peshë.
Gjithashtu, mosngrënia e mëngjesit rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Sipas një studimi të vitti 2015, të publikuar tek revista Public Health Nutrition, ngrënia e mëngjesit rregullisht është shumë e rëndësishme për parandalimin e diabetit të tipit 2. Një menu e lartë në fibra dhe me indeks të ulët të glikemisë do t’ju ndihmojë të mbani një nivel të shëndetshëm të sheqerit në gjak.
Një vakt i shëndetshëm për mëngjes duhet të përmbajë këto ushqime:
- Kos
- Bollgur, elb
- Bajame dhe fruta
- Tost me vezë të skuqura
- Omëletë me spinaq dhe domate
- lëngje të përgatitura me fruat dhe perime


