Mënyra natyrale që eliminon qepallat e rënduara dhe të varura

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

syteMe kalimin e moshës vërehen edhe ndryshime në pamje, sidomos në fytyrë. Me kalimin e viteve, lëkura humbet elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj. Zona më problematike është pjesa e syve. Aty fillojnë të shfaqen rrudhat e para dhe muskujt e indet përreth syve dobësohen. Si pasojë e kësaj, sytë duken më të fryrë, formojnë rrathë të zinj e qeska poshtë tyre. Qepallat e varura dhe të fryra, përveç se janë një problem estetik ato mund ta bëjnë të vështirë hapjen e syve dhe do t’i lodhin më shumë ato. Provoni këtë mënyrë natyrale për të reduktuar problemet me zonën rreth syve, që mund të vijnë si pasojë e lodhjes apo moshës.

Përbërësit: 1 e bardhë veze, 1 kunjë veshësh.

Metoda: gjëja e parë që duhet të bëni është të pastroni mirë zonën rreth syve. Merrni një kunjë veshësh dhe thithni lëngun e të bardhës së vezës. Mbylleni qepallën dhe aplikojeni butësisht të bardhën e vezës nëpër qepallë. Mbajini sytë mbyllur derisa e bardha e vezës të letë tharë plotësisht dhe të krijojë kore. Shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe aplikoni krem hidratues në zonën e syve. Aplikojeni këtë mënyrë 2 herë në javë./ Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave