Mijëra sulme në zemër dhe goditje në tru të njerëzve mbi 50 vjeç mund të parandalohen me një pilulë ditore, thonë ekspertët

Mijëra sulme në zemër dhe goditje në tru mund të parandalohen, duke u ofruar njerëzve mbi 50 vjeç një pilulë ditore, thonë ekspertët. Aktualisht NHS  ofron kontroll shëndetësor për këtë grupmoshë çdo pesë vjet – por ky sistem tani mund të zëvendësohet.

Sipas një studimi të publikuar në Revistën Mjekësore Britanike  (BMJ) është zbuluar se një ‘polipilulë’ e vetme ul numrin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru tek të moshuarit. Tableta përmban një statinë dhe një kombinim të tre ilaçeve për uljen e presionit të gjakut.

Studiuesit thanë se pilula mund të zëvendësojë vlerësimin pesëvjeçar të shëndetit të NHS për të rriturit e moshës 40 deri në 74 vjeç për të vlerësuar kolesterolin dhe shëndetin e zemrës së tyre.

Sipas BMJ, baza e provave është gjerësisht  “e mjaftueshme si një strategji për parandalimin parësor të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru”.

Profesor Aroon Hingorani, bashkëautor i studimit, tha për The Times : ‘Tani është koha për të bërë shumë më mirë në parandalimin. Një qasje e gjerë e popullsisë mund të parandalojë shumë më tepër sulme në zemër dhe goditje në tru sesa strategjia aktuale.’

Rezultatet nga një provë e kontrolluar e rastësishme zbuluan se kur të rriturit e moshuar morën një polipilulë për pesë vjet, rreziku i tyre për ngjarje të mëdha kardiovaskulare u reduktua me rreth një të tretën.

Autorët sugjeruan një provë në Mbretërinë e Bashkuar ku mund të vlerësoheshin kostot dhe marrja e trajtimit.

Sulmet në zemër dhe goditjet në tru rriten me kalimin e moshës dhe japin një kontribut të madh në rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor. Në MB më shumë se 7 milionë njerëz jetojnë me sëmundje kardiovaskulare. Rreth 100,000 njerëz kanë një atak në zemër dhe më shumë se 100,000 njerëz kanë një goditje në tru çdo vit.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat