Mjekja Anjeza Kuci: Tregoni kujdes për hundët, veshët dhe bajamet në periudhën virale

Në këtë stinë virozat janë si gjithmonë në pikun e tyre dhe kjo është e pashmangshme, ndaj mjekja Anjeza Kuci foli në emisionin “Klinika 24”  rreth këtij shqetësimi, duke nxitur njerëzit që të kenë  kujdesdhe të mbrohen. Kur flasim për virozat, i referohemi gripit, virusit A, B, virusit respirator apo adenoviruset.

Mjekja tha se duhet treguar kujdes dhe për bajamet, që mund të jenë një shqetësim i vazhdueshëm për njerëzit. Është e rëndësishme që të bëhen kontrollet e duhura në kohë për të dalluar infeksionin bakterial në kohë, duke nisur sa më parë trajtimin kur duhet me antibiotik.

Mjekja tha, se bajamet duhen hequr vetëm nëse bëhet e pamundur kurimi i tyre. Mjekja foli dhe për bllokimet e shpeshta të veshëve dhe hundëve nga shqetësimet që vijnë për shkak të uljeve të temperaturës.

Në fund mjekja tha se nuk duhet të drejtohemi tek antibiotiku direkt, por duhet të shohim sesi reagon trupi javën e parë, e më pas me këshillën e mjekut mund të merret.

 

 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat