Mjekja: Bëni kujdes me përdorimin e barnave antigrip

Rastet me grip po rriten me ritme të shpejta. Mjekët e familjes pohojnë se pacientët e tyre janë të shumtë.

“Ky numër vizitash është në rritje. Kryesisht një pjesë e pacinetëve paraqiten me temperatura të lartë, rezistente 4-5 ditë, dhimbje fyti, teshtima, kollë ngacmuese, të gjitha këto të shoqëruara me fenomene spastike. Vëmë re dhe një pjesë tjetër pacientësh me simptoma më të lehta por me kollë më të fortë dhe dhimbje të muskujve”, tha Xhentiljana Nazaj, mjeke familje.

Shumica e rasteve të infektuara janë fëmijë dhe mosha e mesme. Mjekët kërkojnë të bëhet kujdes sepse gripi mund të çojë deri në fatalitet.

“Nëse neglizhohen simptomat dhe nuk u jepet rëndësia në kohën e duhur patjetër që mund të përbëjë rrezik”, shtoi mjekja.

Një tjetër apel i mjekëve është të bëhet kujdes me përdorimin e barnave qetësues për situatat gripale që merren pa recetën e mjekut.

“Mund të përdoren paketat antigrip të cilat qetësojnë simptomat e para të virozës por marrja e tyre mund të shkojë deri në 4-5 ditët e para sepse pastaj fillojnë simptomat tjera, pra ecuria natyrale e virozave dhe pastaj pacienti paraqitet tek mjeku, që nëse është e nevojshme merret dhe antibiotikë”, theksoi mjekja Nazaj për Euronews.

Një situatë gripale kalon brenda një jave, por shpesh lë pas kollën. Ndërkohë mjekja rekomandon të bëhet kujdes me higjienën, shmangien e grumbullimeve dhe vaksinimin për të parandaluar infektimin.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat