Mjekja: Virozat sjellin sëmundje, ja faktorët që ndikojnë

Kurba e infektimeve me grip dhe viroza të stinës ka nisur të bjerë, por në dyert e mjekut të familjes ka ende rradhë të gjata të pacientëve që kërkojnë ndihmë si pasojë e gjendjes së rënduar. Mjekja Bruna Shiroka, thotë se ecuria e sëmundjes është idividuale, dhe kjo për shkak të disa faktorëve.

“Ekzistenca apo jo e sëmundjeve bashkëshoqëruese që e kompromentojnë , marrja ose jo e medikamenteve që e kompromentojnë përsëri rezistencën, mënyra dhe stili i jetesës janë element shumë të fuqishëm që përcaktojnë trendin e shfaqjes së një sëmudshmërie me natyrë virale dhe në subjektet me natyrë sportive, që ushqehen shëndetshëm, që nuk kanë sëmundje shoqëruese kemi forma deri në mesatare për kundrejt formave të tjera që ne i shohim shumë në këto ditë”, tha mjekja për Euronews.

Nënvlerësimi i sëmundjes në fazat e para, sipas mjekes ka bërë që disa pacientë të kenë nevojë për hospitalizim. Ajo thotë se vizita direkte tek mjeku,do të ndihmonte në trajtimin drejt dhe pa kosto të situatës gripale.

“Popullata merr këshillim, vlerësohet nga mjeku, vizita është e qartë në trajtimin e pacientit. Mjeku mund të dallojë që nga ngjyra e fytyrës së pacientit dhe të diferencojë virozën, për të siguruar një shërim të shpejtë më pak kosto”, shtoi Bruna Shiroka.

Ekspertët kanë prashikuar se infektimet me grip, do të vazhdojnë të bien, por ata thonë se rastet e komplikuara do të jenë ende present, ndaj kërkojnë që të bëhet kujdes.

 

Postime të ngjashme

Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi