“Mjeku i bëri abort pacientes së gabuar”, gjinekologu Alban Haxhi jep versionin e tij mbi ngjarjen

Në një spital të Pragës u regjistrua një rast horror ku mjekët kryen një abort te një paciente e gabuar pa pëlqimin ose dijeninë e nënës së ardhshme. Mjekët thanë se ishte “barrierë gjuhësore” ajo që kishte shkaktuar incidentin.

Gjinekologu Alban Haxhi ishte mëngjesin e kësaj të mërkure në “Good Morning Albanians” për të folur më tepër rreth këtij rasti.

Ai tha se mund të ketë qenë një gabim i koordinimit, dhe mjeku ka pasur kartelën e pacientit të gabuar në momentin që ka bërë ndërhyrjen.

“Gabimi mjekësor ndodh në të gjithë botën, duke vepruar për ti dhënë përparësi një patoligjie ti mund të shkaktosh diçka tjetër. Mesa kuptova te rasti, ajo kishte shkuar të bënte kontroll rutinë dhe pacientja është ngatërruar me një tjetër, pasi është pjesa e koordinimit e cila ia caktonte orën, vendin apo sallën se ku do shkonte për të bërë ndërhyrjen.

Aty ka një protokoll, pavarësisht gabimit koordinativ, se unë mendoj se është gabim koordinativ, jo mjekësor. Konsultën e bën një mjek tjetër dhe ndërhyrjen një mjek tjetër. Gjithashtu mund të jetë një pakujdesi mjekësore, që pacienti nuk referon që është shtazënë, që është me kancer gjiri, ka ardhur te unë, unë i kam thënë të presë lindjen e më pas të vazhdojë me kirurgjinë. Ajo donte të bënte ndërhyrjen, unë i thash që duhet të zgjidhte ta mbante fëmijën apo të bënte ndërhyrjen”,-tha gjinekologu.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat