Mjeku ndan shenjat paralajmëruese, që shfaqen ditë para një goditjeje në tru

Një mjek ka ndarë shenjat kryesore paralajmëruese, që mund t’i vëreni përpara se të keni një goditje në tru. Specialisti thotë se këto simptoma mund të shfaqen disa ditë para se të filloni të vini re shenjat tradicionale të një goditjeje në tru.

Dr. Eric Berg DC, thotë se,

-“Meqenëse një goditje në tru shkakton një mpiksje gjaku, ju do të keni një presion të madh që shfaqet si një dhimbje koke e fortë.”

-“Ju mund tëkeni të përziera, pothuajse sikur dëshironi të vjellni. Dhe kjo mund të vijë nga stresi, adrenalina ose kortizoli. Por shumica e mpiksjeve lidhen me problemet e sheqerit në gjak.

-“Një tjetër shenjë e hershme e një goditjeje mund të jetë lemza, që thjesht nuk largohet.”

-“Shenja e fundit e hershme është dhimbja në gjoks që nuk vjen nga një atak në zemër. Ajo që po ndodh është se ka një mpiksje që po formohet në arterie, sepse po pengohet oksigjenin në vetë zemrën.”

Shenjat e një goditjeje në tru

Simptomat kryesore të një goditjeje mund të ndodhin papritmas. Ato mund të përfshijnë:

  • shtrembërim i fytyrës – njëra anë e fytyrës suaj mund të ulet (të bjerë) dhe mund të jetë e vështirë të buzëqeshni
  • dobësi e krahut – mund të mos jeni në gjendje t’i ngrini plotësisht të dy krahët
  • probleme me të folurin

Sipas NHS, ka shenja të tjera që ju ose dikush tjetër po kalon një goditje në tru. Këto përfshijnë:

  • dobësi ose mpirje në njërën anë të trupit tuaj
  • turbullim i shikimit ose humbje e shikimit në një ose të dy sytë
  • e kanë të vështirë të flasin ose të mendojnë fjalë
  • konfuzion dhe humbje të kujtesës
  • ndjenja e marramendjes ose e rrëzimit
  • një dhimbje koke e fortë
  • ndjenja e të qenit i sëmurë (të përzier ose të vjella)

Simptomat e një goditjeje ndonjëherë mund të ndalen pas një kohe të shkurtër, kështu që mund të mendoni se jeni mirë. Edhe nëse kjo ndodh, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Një goditje mund të ndodhë në çdo moshë.

 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat