Kryefaqja Vip-Shendet Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin,...

Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë

0
Shpërndaje

Enkel Kallushi është një nga mjekët e shumtë shqiptarë që na bëjnë krenarë për sukseset dhe karrieren e tyre jashtë vendit. Që prej vitit 2000 ai punon si kardiokirurg në Itali ku ka shpëtuar qindra jetë njerëzish me punën e tij.

Pas 2 viteve specializim për kirurgji të përgjithshme në  QSUT ai u dërgua në Massa e Bergamo për dy vjet bashkë me disa kolege per trajnim dhe master ne kardiokirurgji, kardiologji dhe reanimacion. Me pas vazhdoi njohjen e titullit shqiptar, pra konvertimin e diplomes se mjeksisë në universitetin e Pizës dhe në vazhdim beri dhe specializimin në kardiokirurgji gjithmone pranë universitetit te Pizes duke punuar në Ospedale del Cuore di Massa të Italisë ku vijon edhe sot.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai tregoi se kur u largua nga Shqipëria QSUT ishte në gjendje të mjeruar dhe në Itali u përball me një realitet krejt tjetër.

Mjeku Kallushi u shpreh se vendimi për t’u larguar nga vendi dhe familja nuk ishte e lehtë, por kthesa që mori karriera e tij në Itali i dha të drejtë për zgjedhjen e bërë.

“Tani kam vënë re që edhe aty ka shumë ndryshime dhe shumë gjëra janë përmirësuar. Nuk duhet të harrojmë që puna e mjekëve ka një lloj disipline ushtrie, dhe bashkëpunimi ka rregulla dhe një lloj hierarkie që duhet ndjekur. Ishte një vendim i vështirë, është gjithmonë e vështirtë të lësh vendin tënd, miqësitë. Nëse do ma thoshit prapë sot, ndoshta do ta mendoja mos ta bëja më, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë për zgjedhjen që bëra”, tha ai.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here