Mjeku Tritan Kalo: Lija e majmunit, si fillon sëmundja dhe sa zgjat

Informimi në kohë pakson panikun si dhe daravit mjegullnajën gjithollogjike, mjaft e shprehur këto dy vitet e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, dhe e cila reaktivizohet e përfton nga rrethanat kur sapo kërkohet protagonizëm mediatik. Është një tendencë mbarëbotërore këto vitet e fundit, që njerëzia të mbahet në presion informativ panik-ndjellës: Pandemia e Sars-Cov2/Covid -19, Luftë në Ukrainë dhe pasojat e saj mbi zinxhirin udhqyes të popullatës botërore, Hepatiti enigmatik kryesisht në fëmijët, dhe tani Lija e Majmunit.

Disa fjalë në lidhje me Lijën e Majmunit (Monkey pox), për të cilën flitet shpeh e zhurmohet jo pak nëpër organet e shtypit viziv e atij të shkruar këto kohët e fundit. Lija e majmunit është një sëmundje jo e rëndë virale, e cila u zbulua në 1958 dhe rasti i parë human u raportua më 1970 në Republikën Demokratike të Kongos, e më pas edhe në mjaft vënde të tjera të Afrikës Qëndrore e Perëndimore. Njeriu infektohet nga kontakti direkt me kafshët, por edhe nga kontakti me një person tjetër të infektuar. Periudha e fshehtë (e inkubacionit) e sëmundjes varion nga 7-14 ditë (por mundet të shkojë nga 5-21 ditë). Sëmundja fillon me ethe, dhëmbje koke e muskujsh, lodhje mjaft të shprehur si dhe zmadhim të gjëndrave limfatike anash qafës, poshtë nofullës ose në rrëzë të kofshëve, në një anë ose në të dy anët e trupit. 2-3 ditë më pas zhvillohet rashi (njollat e kuqe) fillimisht në fytyrë e më pas ato përhapen në të gjithë trupin. Lezionet në lëkurë progresojnë në stadet e mëposhtëme para rënies së tyre: makula (njollë e kuqe), papula, fshikza (vezikula), pustula dhe krusta (koriçka). Sëmundja zgjat 2-4 javë. Ecuria në përgjithsi është e favorshme dhe vdekshmëria mjaft e ulët në vëndet jo endemike, jo afrikane. Deri më sot që nga zbullimi i saj, nuk janë përshkruar Epidemi të shkaktuara nga “Monkey pox”. Lija e Majmunit për nga klinika si dhe lezionet e lëkurës duhet diferencuar kryesisht me Lijën e Dhënve (VARICELËN), një sëmundje e përhapur jo pak kohët e fundit në vëndin tonë, dhe një sëmundje e njohur mirë nga mjekët si ato të Shërbimit Parësor po ashtu dhe ata/ato të Shërbimeve Spitalore. Individët e vaksinuar para vitit 1983 për Lijën e vërtetë (Variola vera/Smallpox, vatra e fundit e së cilës në Europë ishte në ish-Jugosllavi më 1972 dhe në Botë në Etiopi më 1982), fatmirësisht kanë imunitet edhe ndaj Monkey pox (Linë e Majmunit). Më pas një Vaksinë e tillë me rekomandim të OBSH-së (ËHO), u hoq nga Skemat e vaksinimit. Individi i sëmurë është infektues 7 ditë para dhe 21 ditë pas shënjave klinike (lezioneve të lëkurës). Përkujdesi dhe trajtimi i të sëmurëve në të dy sëmundjet, Monkey pox dhe Varicela është pothuajse i njëjtë.

Botouar në shendeti.com.al, maj 2022

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat