Mpiksja e gjakut gjatë ciklit menstrual: pse ndodh dhe problemet shëndetësore që ndikojnë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Megjithëse mpiksjet e gjakut mund të jenë normale në ciklin menstrual të disa femrave, ato zakonisht nuk duhet të ndodhin. Nëse mpiksja e gjakut gjatë ciklit menstrual shoqërohet me dhimbje apo simptoma të tjera, ju duhet të konsultoheni me gjinekologun.

Ja cilët janë faktorët që ndikojnë në mpiksjen e gjakut gjatë ciklit menstrual:

periodaMungesa e hekurit: është e zakonshme që femrat që kanë gjakderdhje të shumtë të kenë mungesë hekuri gjatë ciklit menstrual, por nëse keni mungesa të theksuara të këtij minerali atëherë është më e lehtë të mpikset gjaku. Është shumë e rëndësishme që të monitoroni nivelin e hekurit vazhdimisht, në mënyrë që të merrni bazën e mjaftueshme të këtij minerali dhe të parandaloni mpiksjen e gjakut apo problemet e tjera.

Çekulibri hormonal: është zakonisht i zakonshëm tek vajzat e reja dhe ndikon në mpiksjen e gjakut gjatë ciklit menstrual. Kjo ndodh për shkak të çekuilibrit të estrogjenit dhe progresteronit, hormonet bazë që rregullojnë ciklin menstrual.

Aborti: nëse jeni në tremujorin e parë, në disa raste edhe të dytë të shtatzanisë mpiksja e gjakut dhe jep shenjat e  kuqërremta apo të verdha mund të sinjalizojë për një abort spontan.

Endometrioza: është një sëmundje e heshtur tek miliona gra. Disa nga shenjat tipike të kësaj sëmundje janë perioda të dhimbshme dhe mpiksje gjaku. Endometrioza ndikon në organet riprodhuese të femrës dhe karakterizohet nga formimi i lezioneve shumë të dendura rreth mitrës apo organeve të tjera të afërta.

Sëmundjet gjinekologjike: sëmundjet inflamatore të pelvikut zakonisht janë të lidhura me dhimbje të mëdha në zonën e legenit dhe mpiksjen e gjakut gjatë menstruacioneve. Prania e baktereve, infeksioneve, cisteve në mitër, tubat fallopiane apo vezore mund të çojë në mpiksje gjaku gjithashtu.

Burimi: Woman’s Health

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?