Mrekullia Zoi! Bebja nga Tirana që i shpëtoi vdekjes (Video)

Një fëmijë vetëm 890 gramë, lindur para kohe, në natën e Krishtlindjeve sot ka kaluar rrezikun për jetën. Kjo është historia e bebes Zoi, përmes rrëfimit të nënës së saj dhe mjekëve që e mbajtën në jetë.

Fëmija është një dhuratë e priten me padurim. I tillë është rasti i vogëlushes Zoi, të cilën prindërit mezi prisnin ta kishin mes krahëve por për shkak të një komplikacioni të rëndë u detyruan të ndërpresin shtatzë0ninë në ditën e Krishtlindjeve, kur Zoi ishte në javën e 28 në barkun e nënës.

Si pasojë bebja lindi në prematurë, me një peshe prej 890 gramë dhe në rrezik për jetën. Mamaja e Zoit rrëfen çastet e vështira të ardhjes së saj në jetë dhe gjithë vështirësitë e përjetuara.

Mamaja: Zoi është fëmija im i parë, pasi e kam humbur një fëmijë tjetër para një viti. Zoi ka lindur shumë shpejt, por falë forcë që ka si fëmijë Zoi është mirë dhe unë e babai i Zoit jemi shumë të lumtur

Mjeku neanatolog Spiro Damo sqaron për Ora News se rasti i Zoit ishte tepër i vështirë por sot ajo e ka kaluar rrezikun për jetën dhe konsiderohet histori suksesi.

Spiro Damo: Bebi vuante në barkun e nënës dhe u detyruam të bënim zgjidhje të shpejtë, pasi rrezikohej dhe jeta e nënës. Lindja u krye me operacion. Rasti i Zoit është sukses pasi dikur këta fëmijë nuk arrinin të jetonin.

Sipas doktor Damos, 7 në 100 lindje janë prematurë por falë investimeve është rritur ndjeshëm përqindja e jetueshmërisë së këtyre foshnjave.

Drejtori i maternitetit Mbretëresha Geraldinë Blenard Nonaj ngre shqetësimin e shtimit të rasteve me lindje premature.

Blenard Nonaj: “Kemi shumë lindje prematurë. Dua ti bëj një apel nënave që të kenë një ndjekje më të suksesshme dhe të kontrollohen pranë qendrave shëndetësore. Nëse do të kemi një kujdes më të madh do kemi dhe më pak lindje në prematurë”

Drejtori thotë se vetëm gjatë 2016 në maternitetin Mbretëresha Geraldinë kanë lindur 7000 bebe ndërsa mosha mesatare e nënave të reja varion nga 20-30 vjeç.

Blenard Nonaj: “Në krahasim me 2015 janë 700 lindje më shumë”.

Aktualisht vogëlushja me emrin Zoi peshon 920 gramë dhe është në javën e tretë të jetës nën kujdesin e stafit të maternitetit. Prindërit kanë vendosur që ti vënë emrin Zoi pasi nënkupton fjalën Jetë.

 

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit