Mungesa e kohës për veten çon në stres, lodhje, depresion

Një studim i ri tregon se britanikët po vetëshkatërrohen pasi nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’u kujdesur për veten.

Kërkuesit gjetën se afër dy të tretat e të rriturve (61%) që nuk kanë mjaftueshëm kohë për t’u qetësuar, çka i çon ata në stres, lodhje dhe depresion.

fomoNë studim u përfshinë 2000 të rritur të cilët u testuan lidhur me kohën që i kushtonin vetes.

Gjetjet e studimit, të financuar nga faqja e lidhjeve (martesore) eHarmony, se të rriturit kanë nevojë rreth 20 orë në javë për pushim mendor që të ndjehen të qetë e të freskët, vetëm më pak se dy në pesë britanikë (39%) po e realizojnë këtë.

Në mesin e atyre që thonë që nuk kanë kohë të mjaftueshme për veten ,më shumë se një e treta (36%) ndjehen  shumë të lodhur, ndërsa të tjerët ndiheshin shumë të stresuar (33%), të konsumuar (22%), dhe në depresion (14%). Një në 25 persona (4%) thonë që ata ndihen më pak tërheqës.

Më shumë se një në shtatë persona (15%) thonë që nuk kanë aspak kohë për t’u kujdesur për veten, ndërsa një në nëntë (11%) kanë më pak sesa pesë orë në javë kohë për veten.

Oraret e zgjatura të punës janë burimet kryesore të mungesës së kohës, me 42% që thonë se puna u ndërhyn në orët e pushimit, ndërhyrje që shkon në 57% tek personat e moshës 45-54 vjeç.

Për të rinjtë, shfletimi i mediave sociale ka një ndikim të madh, me 10% të tyre të tmerruar nga ideja se po i largohen jetës sociale.

Gjërat e tjera që kufizojnë kohën përfshijnë punët e shtëpisë (41%), problemet vetjake (21%) dhe të menduarit rreth punës (18%), ndërsa edhe aktivitetet alternative, si mbledhja në grupe (14%), kanë ndikim negativ.

multitaskDoktoresha psikologe Linda Papadopulos, e cila mori pjesë në studim, tha se “është e rëndësishme të kujtojmë që jemi qenie njerëzore dhe jo qenie pune, dhe të gjeturit e kohës për veten krijon kënaqësi. Mjafton të shikoni një film, të lexoni një libër apo dhe të merrni një sy gjumë: këto janë të rëndësishme për të larguar stresin dhe për të marrë energji.

“Të gjithë janë të ndryshëm, por mjaftojnë 20 orë në javë kujdes për veten që t’ju bëjnë të ndiheni mirë në kontrollin e jetës suaj dhe të përcaktoni qëllimet që keni.

“Disa njerëz mund të ndajnë këtë kohë përgjatë javës, ndërsa të tjerë që punojnë nën shumë ngarkesë, mund të shfrytëzojnë fundjavat”.

Sipas studimit, njerëzit që jetojnë në verilindje të Anglisë kujdesen më shumë për veten (28 orë në javë)- 10 orë më shumë se ata nga Uellsi (18 orë).

Moshat nga 24-34 vjeç kanë shumë më pak kohë për veten (13 orë në javë), tetë orë më pak sesa mesatarja kombëtare e 21 orëve.

Pasja e më tepër kohe për veten në javë, do t’i bëjë njerëzit që të merren me dëshirat dhe pasionet e tyre, përfshirë të lexuarit (44%), të dëgjuarit muzikë (31%), të shikuarit televizor (30%), të shëtisin ose thjesht të flenë gjumë (të dyja 29%)

Xhemima Uejd, e faqes eHarmoni, tha: “Gjetjet tregojnë që të marrësh ca kohë për veten tënde është një nevojë, dhe jo një luks. Pasja e një jete të mbingarkuar na bën të harrojmë të ndalemi dhe t’i japim vetes kohë për të pushuar apo për të marrë një minutë për të bërë gjërat e vogla që na bëjnë të lumtur.” / Përshtati në shqip: Elsa Musaj

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa