Kryefaqja Box 2 Myku vaginal, Vaginiti: Simptomat, shkaqet dhe komplikacionet

Myku vaginal, Vaginiti: Simptomat, shkaqet dhe komplikacionet

0
Shpërndaje

Pershtati ne shqip: Daniela Burnazi

Mykoza vaginale është variant i vaginitit (inflamacioni i vaginës) i karaketrizuar nga irritim i vaginës, kruajtje dhe rrjedhje vaginale.

Simptomat mund të variojnë nga të lehta në më të shprehura, duke përfshirë:

– Kruajtje dhe irritim të vaginës dhe të hyrjes vulvare.
– Ndjesi djegieje, sidomos gjatë urinimit dhe gjatë marrëdhënieve seksuale.
– Skuqje dhe ënjtje të vulvës.
– Dhimbje vaginale dhe tensionim të indeve përreth.
– Rrjedhje vaginale e trashë e bardhë, pa erë me pamje si gjize.

Komplikacionet e mundshme:

– Në rast të përkeqësimit të shenjave të mëparshme, sikur: skuqje e fortë dhe e shtrirë, ënjtje e shprehur, kruajtje që çon deri në gricje të mukozës (fisura) apo plagë sipërfaqësore.
– Infeksione rekurent deri në mbi 4 herë në vit.
– Infeksioni mykotik që shkaktorhet nga tjetër lloj veç candida albicans.
– Kur gruaja është shtatzënë.
– Në rast rënie të imunitetit nga përdorimi i disa lloj medikamentesh apo infeksioni HIV.

Shkaqet që çojnë në shfaqjen e mykut vaginal:

– Çdo gjë që ndryshon tipin dhe sasinë e baktereve që gjenden normalisht në vaginë, sikur dushet vaginal të shpeshta, irritimi nga lubrifikues të ndryshëm.

– Përdorimi i antibiotikëve (ulin sasinë e laktobacilit ne vagine dhe prishin pH e saj ).

– Diabeti i pakontrolluar.

– Shtatzënia dhe çdo gjendje që shoqërohet me shtim të sasisë së estrogjenit në organizëm.

– Përdorimi i kontraceptivëve oral ose zëvendësuesve hormonal.

– Sistemi imunitar i dëmtuar, nga përdorimi i kortizoni kebe, infeksione të ndryshme, si HIV.

– Aktiviteti seksual, edhe pse nuk konsiderohen seksualisht e transmetueshme, mund të shërbejë si rrugë hyrëse e kandidës.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here