Kryefaqja Mjedisi Ndotja, faktor në sëmundjen e skizofrenisë

Ndotja, faktor në sëmundjen e skizofrenisë

0
Shpërndaje

Nga Rita Strakosha
Shumë shkencëtarë mendojnë se ndotja është faktor në sëmundjet mendore si skizofrenia, depresioni etj.
Kështu James Brown në studimin “Teoria e dëmtimit endokrin në skizofreni”, 2009, hedh hipotezën se çrregulluesit e sistemit endokrin si bisfenoli A (që gjendet në amballazhet plastike, shishet plastike etj.), kadmiumi (gjendet në smogun e qyteteve), ftalatet, nonilfenoli, oktilfenoli, PCB-ja (gjendet në produkte plastike etj.) janë ndër shkaktarët e skizofrenisë, sidomos kur ekspozimi ndaj tyre ndodh që në barkun e nënës.

ndtja 2

Bisfenoli A kalon nga amballazhi në ushqimin e amballazhuar, dhe vlerësohet se çdo ditë marrim 1 μg/kg peshë trupore/ditë bisfenol A. Kjo substancë gjendet në serumin e fetusit dhe lëngun amniotik të nënës, pra nga nëna kalon tek foshnja. Sipas një studimi 10 vjeçar mbi gratë shtatëzëna në Japoni, niveli mesatar vjetor i bisfenolit A në lëngun amniotik ishte në vlerat 0-2.28 n. Ky ekspozim mendohet të ketë efekte fiziologjike, nisur nga fakti që tek minjtë zhvillimi i embrionit ndikohet nga vlera të bisfenolit A në nivele 1-3 nM.
Plumbi është akuzuar po ashtu si një faktor në skizofreni. Plumbi gjendet në shkarkimet e automjeteve, në bojra etj. Në një studim të fundit shkencëtarët kanë zbuluar se si ekspozimi i minjve ndaj smogut u dëmtonte trurin duke hedhur dyshime për lidhjen e tij me sëmundje si skizofrenia.
Skizofrenia dhe sëmundjet mendore kanë ekzistuar përpara epokës së industrializimit, por gjatë shekullit të 20-të shpeshtësia e tyre është shtuar.
Pasojat e ndotjes në shëndet shtohen nga brezi në brez për shkak të trashëgimit nga prindërit tek fëmijët të ADN-së së ndryshuar nga ndotja. Krahas ndotjes nga kimikatet, mendohet se dhe faktorë të tjerë si ndotja nga zhurmat dhe nga drita artificiale, stresi, kequshqyerja, infeksionet, prirja gjenetike, alergjia ndaj glutenit (që gjendet tek gruri, thekra) etj. luajnë rol në skizofreni.
Gjatë periudhës së komunizmit, kur ndotja në Shqipëri ka qenë shumë më e ulët se sot, duket se veprat penale të kryera nga personat me probleme psikiatrike kanë qenë shumë më të pakta. Sot vrasjet brenda familjes, të padëgjuara më parë, janë kthyer në lajme rutinë.
Kjo kosto e ndotjes duhet të merret parasysh nga politikbërësit në politikat për (mos)mbrojtjen e mjedisit.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here