Ndotja nga ujërat e zeza, Golemi “pikë e nxehtë”

glem 2Plazhi i Golemit ka një shtrirje prej rreth 6 km nga Përroi i Agait në kufi me komunën e Rrashbullit dhe që përfundon në Qerret. Ndonëse ky plazh është ndër më të vizituarit në sezonin veror, ai vazhdon të ndotet nga derdhja e ujërave të zeza në det. Në disa pika pranë Shkëmbit të Kavajës, ujërat e zeza që vijnë nga zona e banuar derdhen pa asnjë problem në det, pavarësisht se investimi për ndërtimin e kanalizimeve për to është duke shkuar drejt fundit. Banorët e zonës shprehen se në këtë gjendje nuk mund të bëhet plazh në këtë zonë. Mosvënia në funksion e Impiantit të Përpunimit të Ujërave të Zeza, i përuruar në muajin prill të vitit të kaluar, ka bërë që ujërat e këtij plazhi të vazhdojnë ndotjen duke rrezikuar pushuesit.

Një nga pikat më problematike është edhe ajo e plazhit të Golemit që nis nga Përroi i Agait në kufi me komunën e Rrashbullit dhe që përfundon në Qerret. goelm serishNdonëse është një nga më të vizituarit, ai vazhdon të ndotet duke shkaktuar shumë probleme për turistët vendas dhe të huaj. Sipas kryetarit të komunës së Golemit, Agron Agalliu, këtë vit kjo problematike do të marrë fund dhe se lidhja e kanalizimeve është e garantuar. Por një tjetër version ka Drejtoria e Ujësjellësit në Kavajë. Sipas kësaj Drejtorie, punimet janë ndërprerë për mungesë fondesh. Impianti është ndërtuar, por për vënien e tij në funksionim po bisedohet me qeverinë.

Ndërkohë, vlera e investimit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza për bregdetin e Golemit, të cilat shkojnë dhe përpunohen në impiantin e ujërave të zeza në Qerret të Kavajës, arrin rreth 5 milionë euro.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën