Kryefaqja Femijet “Ne fituam një fëmijë”

“Ne fituam një fëmijë”

0
Shpërndaje

Nga Sajmir Kuçi

(Profesor i Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv në Universitetin e Mjekesise, Tirane – UMT)

Ndodhi MREKULLIA!

Para dy javësh kemi operuar me urgjencë një femijë 3 muajsh 5 kg. me diagnozë Cor Triatriatum, në kushte ekstremisht të rënda jetë kërcënuese.

Fëmija u paraqit në reanimacionin e pediatrisë me vështirësi të theksuar në frymëmarrje, i padiagnostikuar më parë në edemë pulmonare dhe dekompesim kardiak.

Falë profesionalitetit të mjekëve është diagnostikuar nëpërmjet një echo kardiake dhe transferohet me urgjencë në reanimacionin e kardiokirurgjisë ku sapo arrin, fëmija bën arrest kardio-respirator dhe reanimohet me sukses nga Dr. Ervin Bejko.

Të gjendur përpara një foshnjë, i cili nëse nuk operohej menjëherë nuk arrinte të jetonte, vendosem me Prof. Altin Veshtin që fëmija t’i nënshtrohet operacionit kirurgjikal, që konsistonte në heqjen e membranës që pengonte qarkullimin e gjakut në zemrën e majtë.

Në sallën e operacionit fëmijës i ndalon sërish zemra duke kërkuar një shkathtësi dhe mjeshteri ekstreme nga ekipi për të arritur hyrjen në qarkullimin ekstrakorporal dhe realizimin e interventit për të korrigjuar defektin e lindur kardiak për t’i shpëtuar jetën.

Me korrigjimin e këtij defekti zemra e vuajtur e fëmijes nuk arrinte të fitonte funksionin e saj.

Pas shumë tentativash boshe, falë experiencës tonë dhe besimit e kurajos që babai dhe familja e fëmijës na jepnin (Zoti ishte me ne në sallën e operacionit) arritëm me shume vështirësi të shkëputeshim nga qarkullimi extrakorporal në një moment kur ishim gati të dorëzuar.

Në periudhën post-operatore edhe pse luftonim me insuficiencën biventrikulare dhe pasi u përballëm edhe tre herë të tjera me arrest kardiak, ndalimin e plotë të zemrës, fëmija dalëngadale fitoi stabilitet hemodinamik.

Kjo edhe falë ndjekjes perfekte për 24h e para postoperatore nga mjekja e talentuar Dr. Marsela Goga.

Përkushtimi i pakushtëzuar i të gjithe kolegëve anestezistë-reanimatore, kardiokirurgë, stafit infermieror të sallës: Majlindës, Nerenxes, infermierëve të terapisë intensive të Kardiokirurgjise & Kirurgjisë Vaskulare, kolegëve reanimator pediatër të drejtuar nga Prof. Ermira Kola, bëri që ky fëmijë të fitoje shëndet të plote dhe të gjendet në kushte shume të mira shëndetësore dhe pse betejat, që përballuam ishin jashtezakonisht të vështira.

NE FITUAM NJË FËMIJË!

E shkruajta kete status sepse…

Te gjithe ne si kolege ndihemi te lumtur ne raste te tilla, mbushemi me shprese per te ardhmen dhe besojmë më fort, se duke funksionuar si ekip arrijmë të shpëtojmë jetë edhe kur hasim situata të tilla.

Të dorëzohesh është gjeja më e thjeshtë, por kembengulja dhe puna e palodhur e gjithsecilit pjesëtar të ekipit, bën që të arrijmë të pamundurën!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here