Nëse doni të bini në peshë dhe të keni bark të sheshtë, mos i konsumoni këto ushqime

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Një regjim i shëndetshëm ushqimor dhe stërvitje e rregullt janë kyçi i rënies në peshë. Yndyra e akumuluar rreth zonës së barkut është më e lehta për t’u krijuar dhe më e vështira për t’u hequr.

Ja ushqimet që duhet të shmangni nëse doni të bini në peshë dhe të keni një bark të sheshtë:

yndyre ne barkBulmetin: shmangni qumështin me shumë yndyrë dhe nënproduktet e tij. Gjalpi, djathi etj janë të vështira për t’u tretur dhe shkaktojnë fryrje të stomakut e gazra.

Kafja: është e vërtetë që kafja përshpejton metabolizmin dhe nxit rënien në peshë, por në disa raste ajo nuk funksionon. Kafja ka dhe një anë të “errët” të saj, ajo shkakton mbajtjen e ujit në trup. Nëse doni të keni bark të sheshtë e këmbë të holla, menjanojeni për pak kohë konsumimin e kafes.

Kripa: shkakton mbajtjen e ujit në trup dhe fryrje të stomakut. Shmangni ushqimet e paketuara dhe ato me shumë kripë.

Erëzat djegëse: stimulojnë sekretimin e lëngjeve të stomakut dhe shkaktojnë siklet e acarim të tij. Aditivët e gjendura në erëzat djegëse nxisin akumulimin e yndyrës në bark.

Karbohidratet: makaronat, bukën, ëmbëlsirat dhe ushqimet e tjera me karbohidrate e bëjnë më të vështirë procesin e djegies së yndyrës.

Mos harroni t’i thoni “PO” frutave: janë të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe fruktojzë. Sigurohuni të zgjidhni fruta që përshpejtojnë metabolizmin dhe djegien e yndyrës të tilla si kivi, qitro etj.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe