Nëse keni një grup të caktuar gjaku, keni më shumë gjasa të zhvilloni kancer, sugjerojnë studimet

Njerëzit me grupin e gjakut A, B ose AB mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë disa lloje të kancerit vdekjeprurës, tregojnë studimet.

Ndërkohë, të qenit O negativ ose pozitiv mund t’ju mbrojë nga kanceri vdekjeprurës i pankreasit.

Një  studim i fundit mbi 50,000 iranianë zbuloi se ata me gjak të tipit A, B ose AB – rreth gjysma e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar – kanë një rrezik 55 për qind më të lartë për të zhvilluar kancer në stomak, krahasuar me ata me llojin O.

Ata me gjak A kanë gjithashtu më shumë gjasa për t’u prekur nga kanceri i zorrëve, zbuloi studimi. 

Hulumtime të tjera, të kryera në vitin 2016 në afro 18,000 të rritur, zbuluan se njerëzit me grupin e gjakut AB kishin një shans 45 për qind më të lartë për të zhvilluar kancer të mëlçisë. 

I njëjti studim zbuloi se njerëzit me grupet e gjakut O dhe AB kishin rreth një të gjashtën mundësi më të ulët për të zhvilluar kancer pankreatik.

Lloji më i zakonshëm i gjakut në MB është O pozitiv, i ndjekur nga A pozitiv dhe A negativ.

AB negative është më e pazakonta, që përbën vetëm një për qind të popullsisë. 

Ekspertët nuk janë të sigurt se pse disa lloje gjaku janë në rrezik të shtuar të kancerit, veçanërisht ato që formohen në traktin tretës.

Një teori është se lloje të ndryshme gjaku prodhojnë përgjigje të ndryshme të sistemit imunitar ndaj kërcënimeve si bakteret, duke shkaktuar ndryshime në qeliza, që rrisin shanset për zhvillimin e kancerit.

Megjithatë, ekspertë të tjerë kanë kërkuar kujdes në lidhje me interpretimin e lidhjeve midis grupit të gjakut dhe kancerit. 

Ata theksuan se numri i pjesëmarrësve në studime është shpesh i vogël dhe provat shpesh dështojnë të marrin në konsideratë faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e kancerit si pirja e alkoolit ose të qenit duhanpirës. 

Ekzistojnë katër lloje kryesore të gjakut të cilat më pas ndahen secila në dy nëngrupe të tjera, pozitive ose negative me O+ dhe A+ që janë më të zakonshmet. 

Grupi i gjakut trashëgohet nga gjenet e transmetuara nga prindërit tuaj dhe nuk mund të ndryshohet.  Ju mund të zbuloni grupin tuaj të gjakut me një procedurë të thjeshtë të quajtur ABO typing e cila analizon një mostër të vogël të gjakut tuaj./Dailymail

Postime të ngjashme

Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni