Nëse ndihesh i neglizhuar emocionalisht nga prindërit, duhet të mësosh të thuash Ndalo!

Shpesh ekziston një dinamikë dashurie / pakënaqësie / faji midis prindit dhe fëmijës së rritur.

Është mjaft sfiduese të rritesh nga prindër që të neglizhojnë emocionalisht. Dhe kjo sfidë nuk përfundon thjesht sepse rritesh. Neglizhenca emocionale e fëmijërisë ndodh kur prindërit tuaj nuk arrijnë t’i përgjigjen sa duhet emocioneve tuaja, ndërsa ju rriteni. Ata mund t’ju ofrojnë gjithçka materiale, por pak vëmendje emocionale, edukim dhe mbështetje.

3 shënjues të neglizhencës emocionale midis prindit dhe fëmijës

-Ndjenja e të mos kuptuarit

-Një ndjenjë e thellë, e vështirë për t’u përshkruar e privimit emocional

-Inati dhe faji

Prindërit që janë të verbër ndaj emocioneve, i rrisin fëmijët e tyre me mungesë vëmendjeje emocionale.  Dashuria e një prindi duhet të bazohet në shikimin dhe njohjen e vërtetë të fëmijës, dhe prindërit që janë të verbër ndaj emocioneve nuk janë në gjendje të shkojnë aq thellë. Kjo shoqërohet me presionet shoqërore se si duhet të jenë marrëdhëniet prind-fëmijë. Të gjitha këto forca së bashku e vendosin fëmijën e lënë pas dore emocionalisht në faj.

Lidhja e dashurisë / fajit

Në botën e sotme që ndryshon me shpejtësi, një gjë ka ndryshuar shumë pak: nocioni i përhapur gjerësisht se ne duhet t’i duam dhe respektojmë gjithmonë prindërit tanë, pavarësisht gjithçkaje. Në pamje të parë duket në rregull. Megjithatë, përgjigja e vërtetë është jo. Prindërit e tu të dhanë jetën dhe ata të rritën. Por kjo nuk ju detyron t’u jepni atyre ndjenja pozitive për gjithë jetën tuaj. Nuk  ke kërkuar që të të sjellin në këtë botë. Duke zgjedhur ta bëjnë këtë, ata morën përgjegjësinë për të rritur një fëmijë të shëndetshëm.

Marrëdhënia juaj me prindërit është si çdo marrëdhënie tjetër mes njerëzve. Kërkon mjaft vetëdije të ndërsjellë emocionale për t’i bërë të dyja palët të ndihen të kuptuara, të vlerësuara dhe të vlefshme. Kjo nuk mund të vijë vetëm nga ana juaj. Duhet patjetër të vijë nga të dyja palët.

  • Mësoni  të menagjoni emocionet
  • Rritni fjalorin tuaj të emocioneve
  • Praktikoni të shprehni ndjenjat tuaja
  • Flisni për gjërat
  • Qetësojeni veten kur keni nevojë
  • Punoni për të njohur veten
  • Kërkoni dhe pranoni mbështetje nga të tjerët
  • Kërkoni dhe pranoni ndihmë

Ndoshta duket e pamundur të përpiqesh të plotësosh boshllëqet nga fëmijëria jote në këtë mënyrë. Dhe është e vërtetë. T’i japësh vetes atë që nuk e ke marrë kurrë, kërkon shumë përpjekje dhe këmbëngulje. Por një gjë ndihmon jashtëzakonisht shumë:do ndiheni më mirë.

 

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet