Nis ndërtimi i Spitalit Psikiatrik të Vlorës

Pas problematikave ndër vite, tashmë kanë nisur punimet për rindërtimin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ku ndër të tjera theksoi se një hap i tillë do ndërmerret edhe në spitalin e Elbasanit.

“Është një godinë e cila po rehabilitohet plotësisht. Ambientet të cilat janë në rikonstruksion të plotë. Bëhet fjalë për të sëmurë kronikë të këtij spitali. Dy pavione të cilat po rehabilitohen nga e para me buxhetin e shtetit. Jo vetëm kjo strukturë, por edhe Spitali Psikiatrik i Elbasanit gjithashtu do të fillojë rikonstruksionin e plotë.”

Krahas këtyre investimeve do ketë edhe trajnim të vazhdueshëm të stafit për shërbim sa më dinjitoz për pacientët e këtyre strukturave spitalore.

Klan News

Postime të ngjashme

Trump shpall tarifën 100% për produktet farmaceutike të markave të njohura
Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Me përmbajtje të lartë pesticidesh, AKU ndalon importin e pjeshkave dhe rrushit
Tylenol shkaktar i autizmit? Ja qëndrimi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
“Kambanë alarmi” nga OBSH-ja, hipertensioni kërcënon mbi 1 miliard njerëz, vetëm 1 në 5 persona e kanë nën kontroll
Vetëm dy muaj nga marrja e detyrës, jep dorëheqjen drejtori i QSUT-së! Kush e zëvendëson (EMRI)