Përshtati në shqip: Blertina Koka
Niseni ditën me këtë lëng për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të qëndruar e ngopur për një kohë të gjatë:
Përbërësit:
- 1 dardhë
- 2 lugë gjelle speca jeshile të grira hollë
- ¼ kupë me kastravec të prerë në feta të holla
- 1 kupë gjethe spinaqi
- ¼ avokado
- 1 kupë qumësht bajamesh me vanilje
- ¼ kupë pluhur bizele pa sheqer
- 1 lugë çaji rrënjë xhenxhefili të copëtuar
- 1 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur
Përgatitja:
Hidhni të gjithë përbërësit në shtrydhëse. I shtrydhni mirë derisa të formohet një masë homogjene, më pas e kaloni në gotë.
Shënim: Lëngu është më i mirë nëse ftohet në frigorifer për 5-10 minuta.
Burimi: Health / https://shendeti.com.al/


