Një gjumë i mirë i bën të moshuarit që të jenë më pak të prekur nga problemet mendore. Kush vuan nga problemet me gjumin, si apnea ose kush bën aq sa
duhet gjumë të thellë (faza në të cilën rigjenerohemi) mund të jetë më i rrezikur për t’u prekur nga problemet e trurit. Ky fakt bëhet i ditur nga një studim i publikuar në revistën “Neurology”.
Studimet e shumta në të shkuarën kanë treguar se çrregullimet e gjumit favorizojnë çrregullimet mendore, për shembull i bëjnë njerëzit më të prirur për t’u prekur nga alcajmeri. Studiuesit vëzhguan 167 të moshuar me moshë mesatare 84 vjeç.
Vullnetarët u studiuan gjatë gjumit që bënin në shtëpi. Nga këto rezultoi se problemet e gjumit tek të moshuarit janë shenja të dëmeve në tru./ ANSA/ Përgatiti: Arlinda Gjypi


