Një kafe me miqtë kundër depresionit

Konsumimi i një kafeje është një rit që shumë prej nesh e përsërisin disa herë gjatë ditës. Por përveç kënaqësisë së një kafeje shoqëruar me bisedën Duke pire kafe me miqtee miqve, ka edhe një tjetër efekt pozitiv. Sipas studimeve të fundit, kafeja ndikon në uljen e numrit të vetëvrasjeve, pasi e redukton depresionin deri në 50 për qind.

Kafeina vepron si antidepresiv i lehtë, duke përmirësuar dukshëm humorin. Studimi është kryer nga Shkolla e Mjekësisë në Harvard. Studiuesit kanë rimarrë tre studime amerikane, për të cilat u vëzhguan një numër i madh meshkujsh dhe femrash. Nga krahasimi i të dhënave doli se rreziku i vetëvrasjes për meshkujt dhe femrat që pinin nga 2-4 kafe në ditë, ulej me 50 për qind.

Studiuesit thonë se merita është e kafeinës, e cila stimulon jo vetëm sistemin nervor qendror, por edhe vepron si një antidepresiv i lehtë, duke stimuluar prodhimin e disa neurotransmetuesve në tru, mes të cilëve serotonina, dopamina dhe noradrenalina./Gridi Shehu

 

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa