Një shef i keq e dëmton shëndetin njësoj si duhani

Një shef i keq është po aq i dëmshëm për shëndetin saç është edhe duhanpirja pasive. E thonë këtë shkencëtarët e Shkollës së Biznesit të Harvardit në Universitetin e Stenfordit. Sipas tyre, në Shtetet e Bashkuara janë kryer mbi 200 studime shefidhe analizimi i tyre ka treguar se stresi në punë mund të ketë për shëndetin të njëjtin efekt negativ si duhanpirja pasive.

Rezultatet e studimit u mblodhën dhe u publikuan fillimisht në LinkedIn dhe më pas në revistën “Quartz” dhe nga “BBC”.

Sipas Shoqatës së Psikologëve Amerikanë, 75% e punonjësve amerikanë citojnë shefin e tyre si shkakun më të madh të stresit në punë. Për këtë arsye 27% e tyre e lë punën për një vend tjetër pune, ndërsa 11% e lënë punën edhe pa gjetur një alternativë tjetër. Ndërkohë 59% e punonjësve vazhdojnë të punojnë në të njëjtin vend.

Pas shefit në listën e stresit vendin e zë humbja e punës (50%), ndërkohë që për 35% mendojnë se stresin ua shkakton fakti që nuk janë në pozicionin e duhur të punës. /Përgatiti për Shëndet+: Gridi Shehu

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa