Njihuni me 3 ushqimet që dëmtojnë zemrën

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Sëmundja kardiovaskulare është një ndër më kryesoret që shkakton vdekjen. Prandaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të veçantë zemrës. Që mos të keni probleme me zemrën, duhet të konsumoni më pak disa nga ushqimet.

Më poshtë do të lexoni cilat janë ushqimet që dëmtojnë zemrën.ushqime

Ushqimet me yndyra të ngopura – Dieta e pasur me yndyra të ngopura rrit nivelin e kolesterolit në gjak, duke çuar kështu në arterosklerozë. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon të konsumoni më pak se 7% ushqime me yndyrë në ditë.

Ushqimet me yndyra të ngopura që duhet të konsumoni më pak:

Yndyrat e ngopura janë të pranishme në gjalpë, majonez, salcë kosi, gjalpin e kakaos, qumështin e kokosit dhe vajin e kokosit.

Sallam: Sallami është mish i përpunuar me yndyra të ngopura, përbërës të përpunuar dhe kripë. Ai shkakton obezitet, tension të lartë të gjakut dhe nivel të lartë të kolesterolit.

Mish i kuq: mishi i kuq është i dëmshëm për zemrën dhe nuk duhet të konsumohet çdo ditë.

Ushqimet me shumë sheqer – Sheqeri rrit nivelin e triglicerinës dhe tensionin në gjak, gjë që çon në shtimin e peshës. Dieta e pasur me sheqer rrit gjithashtu rrezikun për të pësuar sëmundje në zemër.

Shmangni ushqimet e mëposhtme:

Biskotat, tortat, kekun dhe pijet.

Ushqimet me shumë kripë – Dieta e pasur me kripë çon në rritjen e tensionit në gjak, e cila është faktori kryesor i sëmundjeve të zemrës. Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) rekomandon të konsumohet më pak se 1,500 miligramë kripë në ditë.

Mos e teproni me konsumimin e ushqimeve të mëposhtme:

Pica: Përbërësit e picës, si djathi, specat djegës dhe të tjerë përbëjnë 2/3 e nivelit të yndyrave të ngopura të rekomanduar në ditë.

Pasta: Përmbajnë 1.500 miligramë ose më shumë kripë për çdo racion.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe