Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Brokoli, është një ndër perimet më të shëndetshme dhe të mira, që njihet për efektet e tij të mrekullueshme në organizëm. Në mënyrë të veçantë, brokoli ndihmon në
heqjen e radikalëve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik, duke pastruar gjakun dhe njëkohësisht duke mbajtur larg problemet që lidhen me toksinat.
Kujdesi për sytë
Kryesisht, vitamina A, fosfori dhe vitamina të tjera të tilla si C, B dhe E janë shumë të mira për shëndetin e syrit. Këto substanca mbrojnë sytë kundër perdes së syrit si dhe riparimin e dëmeve nga rrezatimet UV.
Sëmundjet e zemrës
Përveç antioksidantëve të përmendur më lart, brokoli ka përmbajtje të lartë në fibra, betakaroten, acide yndyrore omega3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemrën të funksionojë, siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.
Kanceri
Brokoli është luftues natyror për shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës,
sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi.
Ky perim, është shumë i pasur me fibra dhe mund të kurojë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut, sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullime në stomak.
Burimi: healthyfood/http://shëndeti.com.al


