Njoftim pune: Koordinator/e Projekti

Shoqata “Together for Life” është një organizatë jofitimprurëse e cila ka si mision të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut, sidomos të shtresave të margjinalizuara duke ofruar mbrojtje, shërbime dhe programe me qëllim integrimin e tyre në jetën shoqërore.

Programet strategjike të TFL janë: Mbrojtja dhe promovimi i shëndetit; Zhvillimi i demokracisë institucionale dhe mirëqeverisjes lokale dhe qendrore, Mosdiskriminimi dhe barazia gjinore, Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës.

TFL punon gjerësisht me ekspertë të jashtëm kombëtarë, organizata lokale, rajonale dhe evropiane, institucione vendore lokale dhe qendrore, duke pasur një rrjet të gjerë partnerësh dhe bashkëpunëtorësh.

TFL është pjesë e disa rrjeteve të rëndësishme, si: “No Hate Speech Movement-Albania”, rrjeti mjedisor “ECIM”, rrjeti evropian “Active Citizenship Network”. Fusha e saj më e gjerë e veprimit është shëndetësia.

Përshkrim i shkurtër i punës

Kërkojmë një koordinator/e projekti të përgjegjshëm, i/e cili/a do të zbatojë, drejtojë dhe organizojë aktivitetet e projektit në bashkëpunim me dhe nën drejtimin e menaxherit të projekteve, duke synuar për një zbatim të patëmetë të projektit.

Përgjegjësitë

  • Koordinimi i aktiviteteve, burimeve, pajisjeve dhe informacionit
  • Ndërlidhje me përfituesit për të identifikuar dhe përcaktuar kërkesat, objektivat dhe fushëveprimin e projektit
  • Të sigurojë që nevojat e përfituesve janë plotësuar teksa projekti zbatohet
  • Të ndihmojë në përgatitjen e propozimeve, afateve kohore dhe buxhetit
  • Të monitorojë dhe ndjekë progresin e projektit dhe të trajtojë çdo problem që mund të shfaqet gjatë zbatimit të tij
  • Të veprojë si pikë kontakti dhe të komunikojë statusin e projektit në mënyrë të përshtatshme për të gjithë pjesëmarrësit, partnerët dhe donatorët.
  • Të përdorë mjetet e menaxhimit të projektit për të monitoruar orët e punës, buxhetin, planet dhe shpenzimet
  • Të raportojë dhe të përshkallëzojë menaxhimin sipas nevojave
  • Të krijojë dhe të mbajë dokumentacionin e duhur të projektit, planet dhe raportet

Kërkesat

  • Përvojë 2-3-vjeçare pune, e shoqëruar me referenca të punëdhënësve të mëparshëm.
  • Përvojë e mëparshme në bashkëpunimin me menaxherët e projekteve për zbatimin e projekteve.
  • Përvojë e punës në terren, fleksibilitet dhe aftësi për të menaxhuar të papriturat dhe minimizuar rreziqet.
  • Aftësi të mira të komunikimit me përfituesit dhe stafin.
  • Aftësi të mira të komunikimit të shkruar dhe të folur
  • Aftësi organizative duke përfshirë edhe vëmendjen ndaj detajeve dhe aftësi multitasking
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office
  • Diplomë universitare (Preferohen shkencat sociale dhe juridike)

CV-të tuaja mund t’i dërgoni në e-mailin info@togetherforlife.org.al me titull e-maili “Interesim për koordinator/e projekti”

Postime të ngjashme

Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë